Edhe Rashiqi kundër Qeverisë së Kosovës! PDK dhe opozita po e marrin mbi vete përgjegjësinë për destabilizimin e vendit!

19.11.2016 15:49:26

Nga Rexhep Kastrati

Ishte për keqardhje kur një emision që duhej të trajtonte aspekte të ndryshme të vdekjes së Astrit Deharit nëburg, 90% u mor me propagandë kundërshtetërore. Si në asnjë rast, si në emisionin “Click” në rtv21 të para disa ditëve nuk u shpërfaq aq hapur përpjekja për të nxitur turmat për të përmbysur shtetin në emër të vdekjes së Astrit Deharit. U derdhën lor krokodili, u shpërfaq hapur hipokrizia dhe u bë aq propagandë sa të mbushej mendja se ishin gati të dilnin dhe t’ua futnin flakën institucioneve të shtetit. Mirëpo, kushdo që deshi ta kuptonte si duhet situatën, pati mundësi të bindej se kishte një keqpërdorim brutal të vdekjes së Astrit Deharit për të përmbysur shtetin. Pra u dëshmua se nuk u interesonte e vërteta për vdekjen e Astritit, por keqpërdorimi politik dhe kundërshtetëror i vdekjes së tij. Prandaj, edhe përpjekjet për të bllokuar zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit, ishin përpjekje për të keqpërdorur këtë vdekje për skenarë të dhunshëm kundërshtetërorë nga ana e sektës okulte të Albinit. Mirëpo, duhet thënë së dështimi i përpjekjeve për të penguar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e Astritit, ua ka ndërlikuar situatën, sepse shumë shpresa ishin vënë te reagimi qytetar që do të mund të orientohej kundër institucioneve të shtetit. Edhe propaganda e bërë pak ditë më parë në “Click” ishte pikërisht në nxitjen dhe orientimin e reagimit qytetar kundër shtetit. Në fakt, nxitja dhe reagimi qytetar kundër shtetit kishte qenë qëllimi kryesor i sektës okulte të Albinit, i opozitës në përgjithësi dhe i PDK-së, sepse i tmerronte fakti se Qeverinë e drejton LDK në krye me kryeministrin Mustafa. Si pjesëtare të linjës së Tiranës/Kretës, partitë opozitare dhe PDK kanë dalë për të realizuar interesa serbe në Kosovë. E nisën me ndarjen e Kosovës mbi baza etnike më 1999, e vazhduan me konsolidimin e kësaj ndarje, qenë duke e përmbyllur më 2013, dhe tash është koha kur do të duhej të diskutohej qëndrueshmëria e Kosovës si shtet, përkatësisht ndarja e saj. Dhe ndarja e Kosovës që është synim i Serbisë, është qëllimi kryesor i Albin Kurtiti dhe sektës së tij, e që është zbatim i platformës së Tadiqit për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar me kusht që edhe Serbia të marrë një pjesë të saj, platformë që është shfaqur hapur nga Ivica Daçiq para pak kohësh. Mirëpo, një Kosovë stabile, një Kosovë e konsoliduar bie ndesh me këto skenarë, sepse do të përjashtonte çdo mundësi diskutimi për ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të angazhimeve të dhunshme, me anë të përmbysjes së shtetit, me anë të luftës. Prandaj, edhe sekta okulte e Albinit ka si synim të përmbysë shtetin që të hapet rrugë për ndarjen e tij.

Po pse pikërisht tash?

Janë 5 vjet që kanë filluar negociatat në Bruksel, gjatë të cilave janë arritur shumë marëveshje, por që shumica prej tyre nuk janë zbatuar për shkak të obstruksioneve të Serbisë. Gjatë kësaj kohe është negociuar dhe është rinegociuar, por tash është koha e një bilanci të rezultateve të negociatave, sepse nuk mund të negociohet pafundësisht dhe pa rezultate. Një Raport për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve, që Kosova ka dorëzuar në Zyrën e Mogherinit, e që e bënte përgjegjëse Serbinë për moszbatimin e tyre, ishte pranuar nga kjo Zyrë dhe mbi të kishte filluar të identifikohej Beogradi si përgjegjëse për mosbatimin e marrëveshjeve. Prandaj, është vërejtur se ndaj Serbisë është shtuar trysnia diplomatike evropiane. Dhe kjo trysni është e madhe, sa që Nikoliq ka hequr maskën dhe po shantazhon gjithandej. Ne anën tjetër, edhe Kapitulli 35 i BE-së  që kushtëzon vazhdimin e afrimit të Serbisë me Brukselin, është shumë e qartë. Pra, Serbia e ka të qartë se marrëdhëniet e saj me BE-në dhe me Perëndimin, janë të kushtëzuara me Kosovën. Prandaj, ka qenë dhe vazhdon të jetë e angazhuar për destabilizimin dhe rrëzimin e shtetit të Kosovës, nxitjen e konflikit brendashqiptar dhe rajonal që të hapet rruga për ndryshim kufijsh në dëm të shqiptarëve. Në fakt, Serbia asnjëherë më parë nuk ka qenë në pozitë të vështirë, jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe me rajonin, pasi që një përpjekje për të bërë grushtshtet në Mal të Zi dështoi, edhe mundësia që sekta okulte e Albinit të nisë ndonjë konflikt më Malin e Zi, po ashtu, ka dështuar. Në Maqedoni, ka një përpëlitje të forcave ultranacionaliste dhe shoveniste proserbe dhe proruse. Trysnia e shtuar ndaj saj lidhur me Kosovën, ka vështirësuar komunikimin e brendshëm politik dhe shoqëror në Serbi. Edhe mundësia e hapjes së temave të rënda për Serbinë, siç janë të zhdukurit, borxhet e ndryshme, dëmet e luftës dhe ndarja e pasurisë së përbashkët nga ish-Jugosllavia, Serbinë e vënë në vështirësi të mëdha. Prandaj edhe është e interesuar që të bllokojë negociatat në Bruksel, por këtë ka synuar ta bëjë nëpërmjet Kosovës. Destabilteti i Kosovës, rënia e institucioneve dhe rënia e shtetit, do ta shpëtonte Serbinë.

Duket se edhe Serbia ka pritur shumë nga vdekja e Astrit Deharit, me shpresën se shqiptarët do të reagonin me emocione kundër shtetit, ashtu siç munohej ta orientonte sekta okulte e Albinit, dhe do të kishte destabilizim të vendit. Këtë e dëshmon edhe fakti se dështimi i një angazhimi të tillë, bëri që edhe serbi në dukje më i moderuar, Nenad Rashiq të deklarojë interesin për zgjedhjet në Kosovë, me shpresën se pastaj mund të krijohet një realitet tjetër, që nga ndonjë koalicion të njerëzve me dosje kriminale, e deri te destabilizimi i plotë i vendit. Në këtë mënyrë, bëri të qartë se kundër LDK-së dhe drejtimit të Qeverisë nga ajo, janë bashkë PDK, lita “Srpska”, sekta okulte e Albinit, AAK, Nisma, prostitutat medietike, jargavitësit e të ashtuquajturës shoqëri civile me financime mos vet fare.