Edhe rrugët e Durrësit pushtohen nga uji

17.09.2016 22:00:54

Reshjet e shiut me intensitet te lartë kane shkaktuar përmbytje ne disa lagje dhe rrugë të Durrësit. Zonat me problematike janë rrethrrotullimi pranë stacionit te trenit, rruga “Aleksander Goga”, shëtitorja “Taulantia”, lagja nr 4, 18  si dhe disa zona te tjera periferike. Ne keto zona shume automjete qe udhetonin u detyruan te ndalonin ne trafik për shkak te përmbytjeve, pasi niveli i ujit arrin deri ne 30 centimetra.

Nga shtabi i emergjencave nuk raportohen banesa apo biznese te prekura nga përmbytjet.