Edhe serbët, sikurse “Vetëvendosje”, synojnë të krijojnë perceptimin për policinë e Kosovës si polici kundërshqiptare

28.08.2016 15:09:29

Kjo video, nga “T” serbe është titulluar “konflikti i policisë dhe i shqiptarëve në Mushtisht”, një titull që është shumë sinjifkativ, por që nuk ka lidhje me të vërtetën. Së pari vetë emrëtimi sikur mëton të sugjerojë një konflikt ndërmjet policisë dhe shqiptarëve, pra një situatë ku në njërën anë është policia, kursenë anën tjetër janë shqiptarët, kurse ndërmjet tyre është konflikti. Nga kjo medie serbe, sugjerohet një perceptim i policisë si e kundërta e shqiptarëve, që ka qenë realitet i policisë serbe dhe shqiptarëve, ani që në të vërtetë këtu bëhet fjalë për policinë e një shteti dhe qytetarëve të tij, ashtu siç është edhe policia në shtetin shqiptar, në Serbi, në Gjermani, në Francë, në Itali dhe në çdo shtet tjetër të botës. Në fakt, përpjekja për krjimin e një perceptimi se në njërën anë është policia, e në anën tjetër janë shqiptarët, është përpjekje për të ringjallur perceptimin që qytetarët kanë pasur pikërisht për policinë serbe, dhe si e tillë, kjo përpjekje është e ngjashme, për të mos thënë e njëjtë me përpjekjen e sektës okulte të Albinit për të krijuar të njëjtin perceptim për policinë e Kosovës, e cila është polici e shtetit të Kosovës, e jo shtetit të Serbisë.

Në anën tjetër, titulli “konflikti i policisë dhe i shqiptarëve në Mushtisht” nuk ka të bëjë fare me pamjet që duken në këtë video, pasi që në të shihen banorët e ulur të Mushtishtishtit, ndonjëri nga të cilët fton edhe të tjerët që të ulen, dhe policia e cila rri e qetë në krye të detyrës së saj. Dhe shembulli i instrumentalizimit të kësaj videoje për të krijuar perceptimin e një konflikti të paqenë ndërmjet policisë dhe banorëve të fshatit Mushtisht, dhe për më tepër për të krijuar perceptimin për policinë e Kosovës si për policinë e Serbisë, duke e vënë në situatë konflikti me shqiptarët, është shembulli tipik që dëshmon se si Serbia instrumentalizon çdo situatë për axhendat dhe qëllimet e saj kundër shtetit të Kosovës dhe institucioneve të tij. Kjo dëshmon sesa Serbia është e interesuar të ketë një konflikt dhe gjakderdhje ndërmjet policisë dhe institucioneve të tjera të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij.