Edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 79 numri i të infektuarve

26.03.2020 18:01:19

Sot janë regjistruar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe tetë raste me COVID-19 në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.👏👏👏

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!