Edi Rama dhe Ramush Haradinaj investimet franceze për destabilizimin e rajonit?

31.03.2017 10:38:26

Nga Rexhep Kastrati

1

Franca ka dekoruar Edi Ramën me urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit” me motivacionin për marrëdhëniet e tij dhe të Qeverisë që drejton, me Serbinë dhe me Vuçiqin. Ky vlerësim që Franca i ka bërë Edi Ramës si shpërblim për marrëdhëniet specifike që ka krijuar me Serbinë dhe Vuçiqin, tregon edhe një herë për afërsinë e këtij shteti me Serbinë. Parë në kontekstin rajonal, ky shpërblim, Edi Ramës i është dhënë si nxitje për të çuar më tej marrëhëniet specifike, madje tip vazaliteti, me Serbinë, edhe në raport me nismën për tregun e përbashkët rajonal, por edhe në kontekst të fuqizimit të forcave proserbe në Kosovë dhe në rajon. Siç dihet në takimin e fundit të vendeve të rajonit në Sarajevë, Edi Rama kishte modifikuar projektin serb për union doganor, dhe e kishte paraqitur si treg të përbashkët, unik, e që dilte jashtë parametrave të CEFTA-s dhe të MSA-BE-së, si dhe përfshinte brenda edhe unionin doganor. Në anën tjetër, pas dekonspirimit të Hashim Thaçit si spiun francez dhe pas dështimit të Albin Kurtit, Franca është e interesuar për fuqizimin e forcave proserbe, përkatësisht në promovimin e liderëve të tjerë që do të mund të çonin përpara planet dhe strategjitë proserbe. Edhe deklarata e Edi Ramës se nëse nuk do të ketë integrim në BE, do të ketë ndryshim kufijsh në rajon, e që është në përputhje me synimet serbo-ruse për ndryshim kufijsh, por edhe i Francës për të dobësuar apo rrënuar BE-në. Në këtë kontekst, fuqizimi i Edi Ramës, konsiderohet si një investim për fuqizimin e angazhimeve proserbe, proruse, kundërperëndimore dhe kundëramerikane në rajon,  e që Franca i vlerëson aq shumë sa të dekorojë edhe me urdhëra të lartë, siç është edhe ky “Kalorës i Legjionit të Nderit”.

2

Është e qartë se Edi Rama, por edhe Ilir Meta kanë ndikim të madh te linja e Tiranës/Kretës, përkatësisht te partitë e dala nga ajo, pra edhe partinë e Hashim Thaçit, të Ramush Haradinajt, të Albin Kurtit, të Fatmir Limajt etj. Është vënë re fakti se pas arrestimmit të Ramushit, selinë e AAK-së e kanë vizituar edhe Edi Rama, edhe Ilir Meta, duke dëshmuar për lidhjet e tyre dhe ndikimin e tyre me dhe në skenën politike në Kosovë, pra edhe AAK-në. Së këndejmi, edhe dekorimin e Edi Ramës duhet parë në vazhdimësinë e angazhimeve të vazhdueshme franceze që nga fillimi i shpërbëjres së ish-Jugosllavisë, me luftën në Bosnjë, me bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë e Serbi, me ndarjen e Mitrovicës, me keqpërdorimin e EULEX-it, e deri te intrigat e fundit lidhur me zhvillimet e viteve të fundit destabilizuese në Kosovë. Siç dihet, Franca ka heshtur përballë zhvillimeve destabilizuese në Kosovë, për dallim nga SHBA-të dhe Gjermania që kanë qenë vazhdimisht të qarta lidhur me stabilitetin e vendit, me funksionimin demokratik të institucioneve dhe me realizimin  e proceseve në vend. Heshtja e Francës në këtë kontekst duhet parë si mbështetje ndaj zhvillimeve destabilizuese në Kosovë e që janë angazhime të dëmshme, të rrezikshme, për shkak se kanë pasur dhe kanë për qëllim që të rrënojnë institucionet vendit, të ndërpresin proceset e filluara në bashkërendim me aleatët strategjikë, dhe t’u hapet rruga skenarëve serbo-rus dhe me mbështetje franceze dhe të aleatëve të tjerë të tyre, për të destabilizuar vendin dhe rajonin, për ndryshimin e kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve. Dhe skenarët e tillë, për të cilët kam shkruar vauzhdimisht, tashmë nuk po fshihen, kurse edhe shtete të fuqishme si SHBA, por edhe BE po flasin gjithnjë e më shumë për ndikimin rus në Ballkan, dhe për synimet për luftë. Dhe këto u bënë publike edhe pas dështmit të formave të gjertanishme destabilizuese në Kosovë dhe në rajon, e që bënë të ulin shumë edhe fqinë ndikuese të të ashtuquajturve liderë, por që janë liderë destabilizues. Dhe bërja publike filloi me deklaratën e qartë të Vulinit në fund të vitit të kaluar për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, dhe deklarimin e njëjtë edhe nga sekta okulte e Albinit, AAK, Nisma si dhe vetë PDK. Edhe arrestimin e dyshimtë të Ramushit më 4 janar duhet kuptuar në këtë kontekst, pra në kontesktin e fuqizimit të forcave destabilizuese në Kosovë dhe në rajon, duke bërë përpjekje për heroizimin, viktimizimin dhe patriotizmin e tij. Në këtë kuptim, i ashtuquajturi arrestim i Ramush Haradinajt, në fakt është vetëm një mënyrë e kamufluar se si agjenturat kryejnë punët e tyre. Një foto ku duket Ramush Haradinaj me Dautin, e më tutje një agjent francez, mund të jetë një argument shtesë për këto që po them. Natyrisht edhe fakti se Ramush Haradinaj nuk është ndaluar herë të tjera, por pikërisht në kohën kur ishte deklaruar qëllimi i qartë për rrëzimin e Qeverisë, e që është përsëritur edhe nga partia e Ramushit, krahas të tjerave, është një agument që flet në favor të tezës se Franca po bën gjithçka për fuqizimin e faktorëve destabilizues në Kosovë dhe në rajon. Edhe stërzgjatja e procedurave për të marrë një vendim përfundimtar, i cili nuk dihet se çfarë mund të jetë, dhe nuk përjashtohet as mundësia që Ramushi të ekstradohet në Serbi, pasi që me këtë hap Franca do të kontribuonte që të destabilizohej Kosova dhe rajoni, edhe të ndërpriten të gjitha proceset ndrëkombëtare , siç janë edhe negociatat në Bruksel, e të cilat Koosva nuk guxon t’i ndrpresë njëanshëm në asnjë reethanë. Pra, me ekstradimin eventual të Ramushit në Serbi, do të arriheshin pikërisht dy qëllimet kryesore të Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre, prfshirë edhe Francën, e që do të çojnë drejt një gjakderdhje në rajon, ndryshim kufijsh dhe fuqizim të ndikimit rus. Shqetësimet e shprehura nga të gjithë për këto, tashmë janë aq të mëdha sa që kanë alarmuar çdo qendër kryesore botërore. Edhe lirimi eventual i Ramushit, do ta bëjë atë që të pritet si një hero, dhe me këtë atribut të ndikojë në destabilizimin e vendit, në pengimin e procesve që Kosova ka filluar bashkë me aleatët strategjikë. Gjithsesi, Franca do të vlerësojë dhe do të gjykojë se cilin veprim të ndërmarrë dhe kohën kur do ta ndrmarrë. Edhe pse më 7 prill mund të pritet ndonjë vendim, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të shtyhet për një datë tjetër, kur mund të ketë efekte më të mëdha në Kosovë. Edhe i mbajtur në Colmar, Ramush Harainaj po vazhdon të sillet më shumë si rekrut i DGSE-së, sesa si një ish-kryeministër dhe si drejtues i një partie politike shqiptare, sepse me të gjitha qëndrimet dhe me shfaqjet teatrore, ai po e vazhdon maskaradën që lidhje nuk kanë me interesat e Kosovës. Ndër këto duhet veçuar çështjen e ratifikimit të një marrëveshjeje me Francën, e cila ndodhi, pas paraqitjes sl komikut të AAK-së, Palit, me qndrimin se AAK do ta votonte atë marrëveshje pasi që këtë ekishte kërkuar Ramushi nga Colmar-i, dhe tash deklarata e tij për mosratifikimin e Demarkacionit, edhe pse vetëm një ditë më parë, Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, bëri të qartë se duhet të ratifikohet. Në këtë kontekst, Ramushi po e shfaq veten hapur si rekrut i DGSE-së, dhe një kundëramerikan, sikurse Albin Kurti dhe sekta e tij okulte, duke provuar ta zhbëjë dhe ta dshtojë angazhimin amerikan rreth kësaj çështjeje.

Krejt në fund duhet thënë se i ashtuquajturi arrestim i Ramush Haradinajt më 4 janar, e edhe dekorimi i Edi Ramës, jo që nuk mund të shihen si angazhime kundërvënëse, por janë plotësisht në të njëjtin funksion: fuqizimin e faktorëve destabilizues në Kosovë dhe në rajon, fuqizimin e faktorëve kundërperëndimorë dhe kundëramerikanë në Kosovë dhe në rajon. Dhe tërë këto në kontekst të afrimit të kohës kur do të dalin a0kuzat e para nga Prokuroria speciale për llogari të Gjykatës speciale, e që do të mund të dërrmonte forcat politike destabilizuese dhe kundërshtetërore e kundërkombëtare.