Edi Rama e nis ditën me një apel për shtresat në nevojë

28.12.2017 10:27:05

Ky mëngjes ka nisur ndryshe për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë ka lënë mënjanë kartolinat nga qytetet dhe investimet, për të bërë thirrje me një video tepër prekëse, që t’i qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë.

Në këtë periudhë festash Rama vendos theksin tek nevoja që kanë për mbështetje fëmijët pa kujdes prindëror, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për të qenë pranë njerëzve më në nevojë në këtë periudhë të veçantë të vitit, ju uroj një ditë të mbarë.