Edi Rama emëron dy zëvendësministra nga Kosova

07.10.2017 15:27:59

Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se Valbona Shujaku është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në qeverinë e re të Edi Ramës, ndërkohë që në qeverinë e këtij të fundit po gjen vend edhe analistja, Besa Shahini.

Valbona Shujaku nuk ka mundur ta konfirmojë plotësisht ende lajmin, madje ka thënë se akoma është në pritje.

“Nesër në orën 17:00 do ta marrë vesh edhe vet”, ka thënë shkurt Shujaku.
Konfirmim nuk ka dhënë akoma as Shahini, mirëpo duket se ky është një premtim që po e mban Rama.

Ndërsa Besa Shahini nëpërmjet profilit të saj në Facebook, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e qeverisë Rama, në cilësinë e zëvendësministres së Arsimit.

“Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri”, ka shkruar Shahin.

Por, Edi Rama e plotësoi kabinetin e ministrave të tij edhe me një kosovar tjetër. Bëhet fjalë për Hajrulla Çekun, i cili do të emërohet si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.