Edi Rama: I dashur Albin, kufijtë nuk përcaktohen me opinione

28.09.2017 17:37:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar deputetit dhe ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Rama me anë të një postimi në facebook duke ju drejtuar Kurtit ka thënë se kufjtë nuk përcaktohen me opinione.

“I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, ka shkruar Rama.

Albin Kurti sot duke komentuar deklaron e Ramës që i tha  Haradinajt se ai duhet të ndërroj qasje ndaj demarkacionit, Kurti është shprehur se Rama me këtë deklaratë po kërkon që Kosova t’i falë tok Malit të Zi.