Edi Rama krah Elvis Naçit në Thumanë: Nuk është koha për kritikë

27.11.2019 20:00:10

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Thumanë, i shoqëruar nga zëvëndësi i tij Erion Braçe.

Teksa foli për mediat krah Elvis Naçit, shefi i qeverisë tha se po bëhet çdo përpjekje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Kreu i qeverisë tha se po bëhet kalimi i banorëve të mbetur pa shtëpi nga çadrat e hapura tek hotelet, me të cilat ka bërë marrëveshje qeveria.

“Jemi në një situatë krize, nuk kemi shkop magjik. Nuk po lëmë asnjë minut pa shfrytëzuar për të ndihmuar të prekurit”

Rama thumboi sërish politikën dhe kritikët, ndërsa tha se është koha të jemi bashkë.

“E tundojmë perendimin duke bërë gam gam, kush më shumë e kush më pak. Ka një kohë për të folur dhe kohë për të heshtur, ka një kohë për të qenë bashkë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Elvis Naçi,i cili ka marrë përsipër ndërtimin e pallateve të prishuara në Thumanë tha se nuk është koha për kritika dhe sulme politike, por për punë e silidaritet.

“Populli shqiptar ka kaluar në traumë. Të jemi më afër se kurrë me afër me njëri tjetrin. Të jemi afër dhe të shtrijmë dorën e solidaritetit. Pastaj kemi kohë edhe ta shajmë dhe ta kritikojmë njëri tjetrin. Ne e kemi gjithmonë program të dhurojmë shtëpia. Jemi një situatë se sa më afër të jemi, aq me shpejt do ta kalojmë  këtë sprovë. Kjo ishte sprovë shumë e madhe”-tha Naçi.