Edi Rama-opozitës: Mos flisni sikur vini nga Hëna, ju i sollët ndërtimet në lumë

14.12.2017 12:11:38
Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

 Edi Rama pas akuzave të deputetëve të opozitës për mos dëmshpërblim për familjet e përmbytura ka akuzuar ish – qeverisjen e Partisë Demokratike se ka sjell ndërtimet pa leje në Shqipëri. “Ndërtimin në lumë dhe për lumë e sollët ju në Shqipëri” – tha Rama.

“Ju shumëzoni siç thotë partia dhe jo tabela. Tha shumë gjëra që janë nën nivelin tënd profesional. Fole këtu sikurse sapo zbritët me një anije kozmike nga hëna. Prandaj po mos t’ ju njohësh thuan, sot erdhën nga hëna. Harroni se kur thoshte Salihu “kemi ndërtuar një qytet pa leje”.

Katragjyshërit tanë nuk kanë pasur specializimet e Salihut në Francë, por kurrë nuk kanë ndërtuar në lumë. Ndërtimin në lumë dhe për lumë e sollët ju në Shqipëri. Të gjitha këto ndodhën dhe ju nuk e dinit, e pastaj vini këtu e flisni për ndihma.

Po çizmet pse i morët, rezervat e shtetit “trokë”. Ne nuk kemi kërkuar ndihma askujt, por kemi falënderuar që është ofruar të na ndihmojë. Sot që flasim sa njerëz ka pa drita në zonën që është përmbytur aktualisht tani në Itali. Gjëja e parë që bëhet për sigurinë e jetës fiken nënstacionet. Më thua që unë kam premtuar që s’do ketë më kurrë përmbytje. Unë kam premtuar që s’do ketë më përmbytje nga dora e njeriut në qeveri jo nga vullneti i natyrës.

Sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme Shkodrën, në një rast ku po të menaxhohej sipas rregullave. Po të mos ishin bërë ato investime ne do të kishim patur një situatë tragjike” – tha Rama.