Edi Rama sikur Enver Hoxha, por në kohë të ndryshme.

11.11.2019 00:21:11

Nga: Gani Sadiku

Edi Rama duhet me shkue në shkollë te Isa Mustafa për me mësue politkën vrastare të Serbisë e Vuçiqit, sepse krenaria më e madhe e shqiptarëve të Kosovës ishin njerëzit e shkolluar në kohën e ish Jugosllavisë. Pjesa dërmuese e ayre njerëzve nuk janë shkolluar në Beograd por në Prishtinë, dhe se tentativa për ta njollosur Isa Mustafën është një tentativë për t’i njollosur mbi 2 milion shqiptarë vetëm pse kanë ekzistuar, jetuar dhe janë shkolluar në atë sistem dhe në atë kohë. Sipas këtyre agërdufëve, shqiptarët është dashtë të mos shkollohen por të ngelin analfabetë vetëm pse kanë jetuar në Jugosllavi. Një logjikë tipike Nihiliste.. Bile prapë ishte Shqipëria dhe Enver Hoxha, një lloj para Zografi që i tradhëtoi shqiptarët pikërisht siq po i tradhëton pas gati 80 vitesh Zografi Bis! Edi Rama tha nuk kam punuar as nuk kam jetuar në Jugosllavi, por ka harruar ky se edhe “babai i tij” Enver Hoxha, nuk kishte jetuar as nuk kishte punur në Jugisllavi, por kishte bërë aktin më të turpshëm të tradhëtisë ndaj çështjes së Kosovës. Jo domësdoshmërisht duhet të jetosh në një vend për t’i shërbyer atij!