Edita Tahiri: Linja ajrore Beograd-Prishtinë nuk mund të bëhet njëanshëm

16.02.2017 11:35:51

Ditë më parë Qeveria e Serbisë ka themeluar grupin punues për normalizimin e komunikacionit ajror në Ballkan.

Ky grup punues po tenton të gjejë mënyrën e rivendosjes së linjës ajrore komerciale Beograd-Prishtinë, e cila nuk ekziston qe 18 vite.

Edhe pse mediat serbe shkruan se fluturimi Beograd-Prishtinë është arritur në marrëveshjet e Brukselit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka demantuar një gjë të tillë.

Sipas saj, kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë me palën serbe.

“Ne nuk kemi biseduar asnjëherë për këtë çështje. Një linjë e tillë nuk mund të bëhet njëanshëm”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

Kujtojmë se për shkak të fluturimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Air Serbia” ka një interes të qartë të biznesit në krijimin e lidhjeve ajrore me Prishtinë.

“Një numër i madh nga Kosova, Shqipëria dhe nga një pjesë e Ballkanit kanë pasagjerë të cilët udhëtojnë për në Amerikë kështu që në kemi një interes të qartë biznesor nga Prishtina me qëllim të shfrytëzimit të rritjes së kapaciteteve për fluturime”, kishte sqaruar kryetari i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë, Sinisha Mali.