Edita Tahiri: Muri është ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen për lëvizje të lirë

11.12.2016 16:18:13

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ka cilësuar “ilegal” murin të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit” për lirinë e lëvizjes.

Ndërtimi i murit u bë në kohën kur po kryheshin punimet për revitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, pas heqjes së “Parkut të Paqes”, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, me qëllim të rikthimit të normalitetit në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.

“Jam deklaruar qartë se ky mur është ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ne, si Qeveri, po punojmë për zgjidhjen e këtij problemi dhe mur nuk do të ketë”, tha ministrja Tahiri.

Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë se muri megjithatë nuk do të rrënohet, por ai do të ridizajnohet.