Eduard Selami: Respektoj votimin, do vazhdoj të jap kontributin tim në PD

23.07.2017 16:07:38

Pas humbjes në zgjedhje, Eduard Selami deklaroi se e pranon rezultatin, duke theksuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së. Sipas tij, Partia Demokratike doli më e fortë nga këto zgjedhje.

“E kam telefonuar zotin Basha dhe e kam uruar për fitoren. U bëj thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohemi dhe t’i japim vendit një opozitë të fortë.

Unë do vazhdoj të jap kontributin tim. PD ka dalë më e fortë dhe do vazhdoj të jap kontributin tim, jam një demokrat krenar”, u shpreh Selami.