Efektet e internacionales komuniste në politikën e Kosovës !

24.09.2019 15:02:54

Nga Ahmet Asani
Kjo tabelë e vendosur në teritorin e Republikës së Kosovës, flet për politikën postenveriste në Kosovë, politikë kjo kunder shtetit të Kosovës! Gjenerata të tëra dhanë gjithëçka për ta bërë Kosovën Republikë, por kur u bë u ngritën në këmbë ata të cilët nëpër shkollat e Shqipërisë kishin ndaluar mësimin e gjeografisë dhe historisë së Kosovës! U ngritën ata që bashkë me Aleksandër Rankoviqin përgjatë viteve 1944–1946 kishin vrarë e maskaruar rreth 70.000 shqiptarë! U ngriten në këmbë ata që dekoruan Aleksandër Rankoviqin për shpërguljen e mbi 414.500 shqiptarëve në Turqi! U ngritën Yllkat dhe Fatosat e Enver Hoxhës në Tiranë e Prishtinë që ti tregojnë botës se emri Kosovë duhet të ndërrohet sna qenka term gjeografik sllav, se Kosova nuk mund të jetë shtet, por vetem krahinë ose e Serbisë ose e Shqipërisë! E dogjën Flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës dhe u ngriten në këmbë kundër Flamurit të Kosovës! U ngritën në këmbë në emër të bashkimit me Shqiperi për ta ndarë Kosovën në dysh me Serbi! I harruan vëllezerit shqiptar në Maqedoni, u thanë jeni Maqedoncë, rrini se mirë jeni në Maqedoni, dolen edhe me idenë e Federates Ballkanike me kryeqytet Beogradin, e marifete tjera të internacionales komuniste! Sot në skenën politike Kosovare e ke vetëm një LDK e cila me vetëdije e me ndërdije është 100% pro dhe për Republikën e Kosovës dhe të gjitha tjerat që vetem flasin për Republikën e Kosovës por që ende janë me ndërdije Enveriste, ndërdije kjo e cila e solli shtetësinë e Republikës së Kosovës në pikëpyetje! Apeloj te i gjithë populli shqiptar i Kosovës që ta votojë Vjosa Osmanin, t’ia jap votën Merkelkës së Kosovës, sepse vetem ajo mund ta shpëtoj Kosovën nga komunistët Enveristê dhe çetnikët Rankoviçist!

Fotografia e Ahmet Asani