Eibari “masakron” Sevillan, Montella në telashe

03.02.2018 17:05:32

Humbje shokuese për Sevillan e Vincenzo Montellas në javën e 21-të të La Ligas.

Andaluzianët u mposhtën me rezultatin 5-1 nga Eibari duke humbur akoma më shumë terren në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sfida nisi në malore për Sevillan që u ndëshkua pas vetëm 40 sekondash lojë nga goli i Kikos, ndërkohë që në të 17-tën Orellana e çoi rezultatin në 2-0.

Goli i Sarabias nga pika e bardhë e penalltisë u duk sikur rihapi ndeshjen por vetëm kaq për skuadrën e Montellës në këtë ndeshje, sepse Eibari shënoi dhe 3 herë të tjera me Ramis, Orellanan dhe Arbilla duke vulosur shifrat përfundimtare të këtij takimi në 5-1.

Me këtë fitore Eibari u ngjit në vendin e 7-të në kuotën e 32 pikëve, vetëm 1 më pak se Sevilla e vendit të 6-të.