Eintracht Frankfurt në finalen e Kupës

26.04.2017 08:48:13

Eintracht Frankfurt është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë për sezonin 2016-2017. Skuadra e trajnerit Niko Kovac kaloi me vështirësi falë një ndeshje që zgjati pot 120 minuta ndaj Borussia Mounchengladbach. Në fund ishte lotaria e 11 metërshave që vendosi drejtësi në “Borussia Park” ku koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 1-1 pas golave të shënuar nga Tawatha dhe Hofman në pjesën e parë.

Shumë emocione dhe pak gabime deri në serinë e 6 të penalltive ku Andreas Christensen dhe më pas Sow penalizuan ekipin vendas me dy 11 metërsha të humbur. Në këtë mënyrë, Eintracht Frankfurt është skuadra e parë që pret biletën për në finalen e madhe të “Olimpiastadion” në 27 Maj, aty ku do të gjejë një prej dy gjysmëfinalisteve, Bayernin e Mynihut ose Borussian e Dortmundit që do të duelojnë edhe për biletën e dytë të finales së Kupës së Gjermanisë.