Ekipet e zjarrfikësve kanë vënë nën kontroll zjarrin në Miradi të Fushë Kosovës

25.05.2018 18:06:50

Pas shpërthimit të një rezervuari të derivateve në Miradi të Fushë Kosovës, situata është vënë nën kontroll.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin, kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Kujtojmë se nga ky shpërthim lëndime kanë marr katër persona, ku njëri prej tyre gjendet në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku evakuoi personelin në një perimetër të caktuar.

Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim