Ekipi i juristëve kosovarë të Universitetit të Prishtinës arrin në finalen e madhe të Vjenës

11.04.2017 19:26:46
kipi i Universitetit të Prishtinës për herë të parë në histori ka hyrë në mesin e ekipeve më të forta finaliste në botë në garën për juristët.

Kjo garë njihet edhe si gara e drejtësisë Willem VIS dhe mbahet në Vjenë.

Pjesë e ekipit kosovar është edhe deputetja, Vjosa Osmani.

Universiteti i Prishtinës ka lënë mbrapa rreth 300 universitete prestigjioze botërore, shkruan lajmi.net.

Në ekipin e Kosovës kanë marrë pjesë, përveç Vjosa Osmanit, edhe Dafina Buqaj, Alba Dushi, Gentrita Bajrami, Klit Shala, Afrore Shaipi, Eris Hana, Diellza Mujaj, Agon Sokoli dhe Donikë Qerimin.