Ekskluzive: Nëntori sjell një klub të veҫantë sportiv me talentë të mëdhenj të sporteve luftarake

03.10.2016 09:26:15

Në fillim të muajit nëntor, në qytetin e Baselit në Zvicërr do të hapet për herë të parë klubi i vetëm me një “meny” shumë atraktive. Përveҫ si një shkollë e sporteve luftarake aty do të jenë prezent edhe shumë talent të mëdhenj të boksit, kikboksit e Thaiboksit.

Kampioni i 4-të botëror Faton Vukshinaj së bashku me trajnerin e tij, njëherish vëllaun Mergimin kanë marrë edhe një hap tjetër në karrierën e tyre. Kjo ide për hapjen e një klubi sillet nga ta për një kohë të gjatë por tani klubi është në përfundimin e punimeve të fundit dhe organizimin e një hapje soleme që do të bëhet në “Amerbachstrasse 66 Basel” gjatë javës së parë të muajit të ardhshëm.

Edhe pse mundësitë kanë qenë më herët për të ndërmarrë këtë hap, korrjet e sukseve të njëpasnjëshme të kikboksierit Faton Vukshinaj si kampion botëror në kategorinë 72,5 kilogram në kikboks kanë qenë në rendin e parë.

Tashmë, pas ҫdo dite intenzive të ushtimeve përgatitore “Team Vukshinaj” kanë gjetur kohën edhe për hapjen e një salle tejet të veҫantë në të cilën do të kenë mundësi të gjithë kategoritë e ushtrimeve luftarake të marrin konstruksionet nga Mërgim dhe Faton Vukshinaj.

“Është e vërtetë që në kemi menduar për ҫdo detaj gjatë një periudhe të gjatë kohore për të marrë edhe një hap të rëndësishëm ne karrierën tone, por tani jemi duke kryer gjërat dhe besoj se shumë shpjet do të jetë një ditë e vaҫantë për të gjithë ne si organizator por edhe për sportistat që do të jenë pjesa kryesore e klubit” ka thënë trajneri Mërgim Vukshinaj.

Sipas tyre, qëllimi tjetër që ata shohin është se ka një numër të madh të nacionalitetve që jetojnë në qytetin e Baselit dhe të angazhohen më mirë me aktivitete sportive se sa të jenë të varur nga droga apo alkooli. “Unë me shumë dëshirë do të jemë një këshillues i të rinjëve që vijnë dhe bëhet sportistë dhe të largohen nga rrugët e tjera shumë të vështira nga jeta e rrugës apo jeta e natës” është shprehur kambioni Faton Vukshinaj.

Ju kujtojmë që Faton Vukshinaj është fitues i këtyre titujve: WKA SWISS Champion 2010 – WUFC kampion i turneut 2010 – ISKA Kickbox kampion botëror 2012 – ISKA K1 nënkampion botëror 2012 – 2013 mars, Volksmarsen Champion – 2013 tetor WBC Muay Thai Champion./fokusi.org

14543488_1590632104287660_775145480_n