Ekskluzive/Një histori kriminale e familjes së sulmuesit të policëve në Zhur

28.01.2020 23:35:32

Ngjarja e rëndë në Zhur që ia ka marr jetën një polici dhe që ka lënë në gjendje të rëndë edhe dy policë të tjerë, ka bërë jehonë të madhe, edhe për mënyrën se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.

Mirëpo fokusi.org, mëson se personi me inicialet  I.B., tashmë i arrestuar, që ka montuar eksploziv në derën hyrëse në oborr, ka një histori të trishtë familjare, pasi që babai i tij, S.B., rreth viteve 1983-1985, ka kryer një krim të rëndë brenda familjes, duke vrarë bashkëshorten e tij, dhe nënën e saj.

Nga atëherë, S.B., është dënuar me burg, dhe deri në kohën e bombardimeve të NATO-s, ka qenë i burgosur. Pastaj, nuk dihet më a e kanë vrarë, apo çka ka ndodhur me të.

Pra, personi me inicialet I.B., që nga vrasja e të ëmës dhe gjyshes nga nëna, bashkë me motrën janë rritur pa përkujdesin prindëror./fokusi.prg