Ekspertët kanë zbuluar se mushkonjat duan 4 lloje të njerëzve

31.07.2016 14:56:36

Ne të gjithë e njohim dikë (ndoshta veten) që duket të jetë objektivi më i pëlqyer i mushkonjave. Për disa arsye misterioze, ata i tërheqin më shumë këto insekte.

Na del që ka disa arsye që këta njerëz sulmohen më shumë se të tjerët. Ekspertët e shëndetësisë besojnë që mushkonjat janë të tërhequra nga një grup i caktuar i njerëzve. Këto janë 4 nga njerëzit më të rrezikuar nga mushkonjat.

1) Gratë shtatëzëna

pregnant

Mushkonjat tërhiqen nga dioksidi i karbonit të cilin e lirojmë gjatë frymëmarrjes. Gratë shtatëzëna lirojnë më shumë dioksid karboni, që do të thotë se mushkonjat i kushtojnë vëmendje të veqantë.

2) Stërvitësit

Stërvitësit

Mos u habitno kur vëreni ndonjë sulm agresiv nga mushkonjat pasi të keni kryer ndonjë ushtrim fizik. Mushkonjat ndjekin acidin laktik i cili prodhohet nga muskujt tanë pas ndonjë ushtrimi fizik.

3) Alkoolistët 

alkooli

Ekspertët kanë provuar se pijet që ngrisin temperaturën e trupit gjithashtu tërheqin edhe mushkonjat. Alkooli e ngrit këtë temperaturë prandaj është shumë e mundur që kur pimë alkool të sulmohemi nga mushkonjat.

4) Tipi O i gjakut

gjaku

Studimet kanë treguar se shancet që të kafshohesh nga mushkonjat nëse i takon grupit O të gjakut janë 83%. Njerëzit të grupit A janë më pak të pëlqyer nga mushkonjat./fokusi.org