Ekspertët rekomandojnë ndryshime në bujqësi

02.08.2017 18:24:08

Nëse Maqedonia dëshiron të ketë bujqësi cilësore, moderne dhe të orientuar në eksport, atëherë duhet të zhvillojë krijimin e kooperativave dhe kujdes të veçantë ti kushtojë konsolidimit të tokës pjellore, rekomandojnë ekspertët vendorë dhe të huaj.

Ndërmarjet e vogla private bujqësore janë fitimprurëse deri në një shkallë të caktuar sa i përket mundit dhe përkushtimit, por si të tilla ato nuk mund të jenë konkuruese në shkallë më të lartë pasi që nuk janë të aftë t’i aplikojë në mënyrë të duhur arritjet e reja shkencore-teknike të fushës së agrikulturës, thonë eskspertët.

Zhvillimi i kooperativave është element kyç në politikën agrare të Maqedonisë dhe nënkupton bashkim të bujqëve, që si rezultat do të ofrojë garancë për prodhimtari cilësore, të planifikuar mirë dhe me standarde të unifikuara, me aplikim të teknologjisë së lartë. E gjithë kjo do të mundësonte plasman të sigurtë dhe potencial për depërtim në tregjet e jashtme.

Me kooperativa, bujqit në mënyrë më të lehtë do të mund të aplikojnë për asistim financiar nga shteti dhe nga fondet IPARD.

Elementi i dytë që u përmend nga ekspertët ishte konsolidimi i tokës pjellore. Në këtë segment sipërfaqet e tokës pjellore në Maqedoni kryesisht janë të paorganizuara dhe të fragmentuara gjë që ka ndikim të drejtëpërdrejtë negativ sa i përket të ardhurave që mund të sjellë prodhimtaria nga ato sipëraqe dhe potencialit të përgjithshëm të kompanive bujqësore. Si shembull mund të jepen shifrat krahasuese, ku sipërfaqja mesatare e tokës së lërueshme për ndërmarje bujqësore është 1.85 hektarë, që është shumë më poshtë nga mesatarja evropiane prej 16 hektarësh.