Ekspozitë e Arkivit shtetëror me rastin e 8 Shtatorit, do të vendoset edhe në Tetovë dhe qytetet tjera

03.09.2016 14:49:14

Me rastin e Ditës së pavarësisë 8 Shtarori, Arkivi i Republikës së Maqedonisë sot në sheshin ‘Maqedonia’ e hapi ekspozitën ’25 vite Republika e pavarur e Maqedonisë’.

Ekspozitën e përbëjnë 25 banerë, në të cilat janë prezantuar dokumente dhe fotografi nga 25 vitet e kaluara dhe e përfshijnë çdo segment nga zhvillimi dhe jeta shoqërore-politike në shtet, siç është procesi i pavarësimit, aktet e para të rëndësishme, sporti, kultura, arti, e tjerë.

Krahas banerëve, kalimtarët do të mund t’i shqyrtojnë edicionet e Arkivit dhe të blejnë nga Edicioni i posaçëm i dokumenteve të besueshme të origjinalit. Mjetet nga shitja do të donohen për personat e prekur nga vërshimet e 6 gushtit 2016.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe drejtori i ASHRM, Filip Petrovski.

Ky projekt i Arkivit do të vendoset edhe në Tetovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Shtip, Veles dhe Kumanovë, si dhe në komuna tjera në shtet.