Ekstradimi i Gulenit: Zyrtarë amerikanë vizitë në Turqi

02.01.2019 23:32:16

Një ekip zyrtarësh amerikanë pritet që të arrijnë në Ankara të enjten e kësaj jave.
Arsye e vizitës në Turqi është shpresa për t’i hapur rrugë ekstradimit të Fetullah Gulenit, ish imamit të akuzuar se ka orkestruar planin për puç në vitin 2016, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Turqia thotë se Gulen që ka jetuar në ekzil të vetëshpallur në SHBA nga viti 1999, ka organizuar tentimin për grushtshtet që ka të vdekur mbi 250 mijë veta.

Delegacioni amerikan do të qëndrojë në Truqi për dy ditë ku do të ketë takime me zyrtarët nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Brendshme dhe e Jashtme për të diskutuar rreth Gulenit.

“Shpresojmë dhe besojmë që SHBA do të përmbushë kërkesat si shtet që prihet nga rendi dhe ligji dhe do ta ekstradojë kreun e organizatës terroriste”, ka thënë Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulkamit Gulm ë 30 dhjetor.

“Me emrin e Zotit, SHBA do ta përmbushë kërkesën tonë në vitin 2019” kishte shtuar ai.