Ekstremi i djathtë, kërcënim për 40% të evropianëve

16.05.2019 07:21:11

Përgatiti Sulejman Morina

Sipas një ankete të realizuar në Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Poloni, Suedi dhe Hungari, 43 për qind e qytetarëve të BE-së e shohin si kërcënim rritjen e së djathtës ekstreme.

Ekstremi i djathtë, kërcënim për 40% të evropianëve
Një anketë e zhvilluar në tetë shtete të Evropës vuri në dukje se 43 për qind të pjesëmarrësve në mbarë kontinentin e shohin si kërcënim rritjen e së djathtës ekstreme.

Anketa është kryer nga YouGov në Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Poloni, Suedi dhe Hungari me rreth 8.000 pjesëmarrës.

Sipas anketës, 43 për qind të qytetarëve të BE-së e shohin si një kërcënim rritjen e së djathtës ekstreme.

Shifra më e lartë është regjistruar në Gjermani me 56 për qind, pas së cilës vjen Suedia me 48 për qind dhe Spanja me 45 për qind.