“El Clasico” Gjermane i takon Dortmundit

19.11.2016 20:49:34

Borussia Dortmund është treguar më e fortë se Bayern Munich, duke triumfuar 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në “Signal Iduna Park”

“El Clasico” gjermane i ka takuar  Borussia Dortmundit me nje loje mjaftë interesante, e luftuar deri në fund nga dy skuadra, tBayern Munichu i Carlo Ancelotti ka pësuar humbjen e parë në Bundesliga, pasi në xhiron e 11’të u mposht 1:0 nga Borussia Dortmundi.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 11’të.

Pas kësaj fitoreje, Dortmund i është ofruar në tre pikë Bayernit, që tani gjendet në pozitën e tretë me 21 pikë, derisa Bayern në atë të dytë me 24 pikë.

Vendin e parë e mban tani skuadra surprizë për këtë edicion, RasenBallsport Leipzig, që pas xhiros së 11’të ka grumbulluar 27 pikë