Elbasan, kapet hajduti 56-vjeçar i banesave

16.09.2016 10:54:47

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur një vlerë monetare të një shtetaseje përmes kartës së bankës dhe dy banesa të ndryshme në fshatin Bradashesh.

Në panga ka rënë Faik Liçi, banues në Elbasan, i cili dyshohet t’i ketë vjedhur shtetases me iniclae A.S., 37 vjeçe kartën e bankës së bashku me kodin pin dhe përmes kartës i ka marrë një sasi prej 33.000 lekësh. Policia,  bëri sekuestrimin e kartës së bankës në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, policia informon se jy shtetas, më datë 25.08.2015, në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit K.S,  54 vjeç, ndërsa më datë 16.08.2015, po në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.S, 44 vjeç.