Elbasan: Tragjike, nxënësi humb jetën në shkollë, tentoi të kalonte rrethimin

15.02.2017 13:10:52

Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot në shkollë.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ka tentuar të dalë nga rrethimi i oborrit duke kapërcyer hekurat dhe ka rënë me kokë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit.

Adoleshenti ka mbërritur pa shenja jete në spital, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.