Elefantët udhëtojnë 12 orë për të mbajtur zi për shpëtuesin e tyre (Foto)

11.12.2016 19:01:09

Në mars të vitit 2012, Lawrence Anthony, njeriu konservativ dhe autori i “The Elephant Whisperer”, ka vdekur. Familja  e tij ka folur për procesin solemn të elefantëve që sfidon çdo shpjegim njerëzor.

Për 12 orë, dy kope të elefantëve të egër në Afrikën Jugore ngadalë kanë bërë rrugën e tyre drejt shtëpisë së Lawrence Anthony, shkruan natyreknows.org, transmeton lajmi.net

Elefantët janë shpëtuar kohë më parë nga Anthony, prandaj elefantët kanë qëndruar dy ditë për vigjilje të vdekjes së tij përreth shtëpisë, e më pas janë shpërndarë.

x29vo-elephants-vigil-1

“Ata nuk e kanë vizituar shtëpinë pothuajse një vit e gjysmë dhe kjo ju ka kushtuar 12 orë udhëtim”, ka thënë djali i Lawrence, Dylan.

“Tufa e pare e elefantëve ka arritur të dielën, ndërsa tufa e dytë një ditë më vonë. Ata kanë qëndruar dy ditë para se të ktheheshin sërish në pyll.”

z95eg-elephants-vigil-2

Por si e kanë ditur elefantët që Lawrence ka vdekur?

“Njeriu i mirë vdes rastësisht, ka thënë Rabbi Leila Gal Berner, “dhe nga mijëra e mijëra kilometra larg, dy tufat e elefantëve, e kanë ndjerë që e kanë humbur shokun e tyre, prandaj kanë lëvizur për të qenë pjesëmarrës në një proces funerali solemn, pra për të marrë pjesë në zinë familjare.