ELEGJI PËR ÇAKORRIN

22.03.2018 00:09:09
Nga: Binak Maxharraj
Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhët e gjata,
Lamtumirë,o ju smetijet e borës,
më lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë,o ju stanet e verës,
në te cilat e qova rininë,
Lamtumirë,o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë,o ju arusha,
ujq,shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë,o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë,o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë,o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë,o ju shqiponja të mia qe flututonit lartë,
shumë lartë mbi Çakorr që tanimë s’është i imi,
Lamtumirë,o ti lahuta të malecis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë,o ju varret e t’parëve te mij qe sot ju përdhosën Hashimi,Veseli dhe Ramushi,qe kurr mos e pashin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre, Lamtumirë,lamtumirë…lamtumirë për sa t’jetë jeta.