ELEGJI PËR NJË T’PA KRY!

07.05.2018 17:10:25

M’cingërroj një ditë telefoni,
i panjohur mu duk zani!
Metë Mutishi tha jam vet,
numrin e morra te baca Shefqet!
Kam ni punë jam n’siklet,
kam nevojë diçka me t’vét!
Nuk po t’njoh o Metë djali,
por fol çfar zori ke e çfar halli!
Një tekst me ma përkthy mu,
se n’Cyrih du me magjistru!
Gjermanishten pak e di,
por për k’te ja baj disi!
Mentoren e kam maqedone,
pakë më duhet gjuha gjermane!
Shokët këtu m’kane drejtu,
e njejta ‘shkinë’ ju kish pas ndihmu!
Metë Mutishi fortë m’ke ngushtu,
pa tekst m’la s’po muj me besu!
Masi edhe Zvicrën e pasni korruptu,
numrin tim ban me harru!
Jo mor bac mos fol kështu,
Nanë partia m’ka dergu!
Për histori më i miri jam,
kuadër si unë tjetër s’kanë!

Nga: Ahmet Asani