Eliot Engel i gëzohet rikthimit të fondeve të MCC për Kosovën, thotë se s’është dashur të suspendoheshin

07.06.2020 14:40:22

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, i është gëzuar lajmit që MCC zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën.

Engel, përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se është i kënaqur që fondet e Sfidat e Mijëvjeçarit janë zhbllokuar për Kosovën, dhe se ato nuk është dashur që të suspendohen fare.

“Me vjen mirë që MCC po rifillon punën në Kosovës. Asnjëherë nuk do të duhej të pezullohej puna në radhë të parë. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC për të detyruar Kosovën për ndryshimin e politikave shkon kundër asaj që MCC do të duhej të ishte”, thuhet në reagimin e Engel.

House Foreign Affairs Committee

@HouseForeign

Chairman @RepEliotEngel: I’m glad the MCC is resuming work in . It should never have been suspended in the first place. Kosovo met the MCC’s tough standards. Freezing MCC to bully Kosovo into changing policies went against what the @MCCgov is supposed to be about. https://twitter.com/MCCgov/status/1269305177489715200 

Millennium Challenge

@MCCgov

Statement of the Millennium Challenge Corporation Regarding the Resumption of Programs in Kosovo: https://www.mcc.gov/news-and-events/release/pressstmt-060620-resumption-of-programs-in-kosovo 

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit kishte njoftuar në mars për pezullimin e programeve në Kosovë, për shkak se në fuqi ishin ende tarifat kundër mallrave serbe, ndonëse SHBA-ja vazhdimisht kishte bërë thirrje për heqjen e tyre. Vlera e një programi që MCC-ja pezulloi në muajin mars, kapte shifrën prej 50 milionë dollarësh.

Qeveria e Kosovës të shtunën vendosi për shfuqizimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, që kishte hyrë në fuqi në prill të këtij viti.

Largimi i taksës 100 për qind, por edhe më pas të reciprocitetit, vazhdimisht është kërkuar nga SHBA-ja.

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, MCC tha se mirëpret vazhdimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës.