Elita Rudi shpreh keqardhje për vdekjen e Artit

24.04.2018 17:37:01
Edhe prezantuesja Elita Rudi është prekur thellë nga vdekja e mikut të saj të afërt.

Ajo ka zgjedhur një kollazh fotografish për t’ia bashkangjitur fjalët që i kanë ardhur nga thellësia e zemrës së vrarë.

‘’Asnjë fjalë nuk mundet me spjegu dhimbjen që mka kaplu për lajmin që e morra sot. Tu prehtë shpirti yt i ndritun në paqe o shoku im i jetës Art Kurti. Do të kujton gjithmonë “ halla jote “’’, ka shkruar ajo përkrah imazheve ku shihet në disa momente të lumtura me tashmë të ndjerin Art Kurti i cili sot në mëngjes u gjet i vdekur në veturë dhe ende nuk është marrë saktësisht vesh nëse është vrasje apo vetëvrasje pasi në vendin ku është gjetur aktori i serialit ‘O sa mirë’ ishte edhe një armë.