Elmi Reçica kërkon nga BE-ja Liberalizim të vizave

Elmi Reçica kërkon nga BE-ja Liberalizim të vizave

03.05.2017 22:54:19

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel gjatë ditës ka takuar David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe anëtarët e tjerë të Komisionit (AFET).

Gjatë këtij takimi janë diskutuar  të arriturat e Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, më ç’rast Reçica ka kërkuar mbështetje për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të lëvizin pa viza.

Gjithashtu është diskutuar edhe  për procesin e integrimit dhe agjendës evropiane të Republikës së Kosovës lidhur me partneritetin evropian në vazhdën e procesit të reformave të përgjithshme me qëllim të përafrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në BE.

Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë ndërmjet vendeve tona.

Më tej, së bashku me raportuesen për Kosovë dhe Zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, znj. Ulrike Lunacek si dhe shumë eurodeputetë të tjerë krijuam Grupin e Miqësisë në Parlamentin Evropian, që do tē mbështes Kosovën në procesin e integrimeve.

Patëm rastin të zhvillojmë takime të ndara edhe me znj. Mariya Gabriel, zëvendëskryesuese e EPP, përgjegjese për Ballkanin Perendimor.