Emancipimi I Femrës, lumturi e një Kombi!

13.02.2017 10:31:13

Te flasësh për atë krijesën e ndjeshme dhe hyjnore nuk është fare e lehte për të mos thënë e pamundur. Puna dhe përkushtimi I femrës nuk mund të kthehet  prapsht nga askush, janë të krijuara nga natyra për te bartur aq përgjegjësi mbi veten e tyre, ndonjëherë edhe të pavetëdijshme per forcën që kanë. Të gjithë jemi dëshmitarë të vështirësive që kaluan nënat tona ndër vite por a duhej të ndodhte ashtu?

Sigurisht që jo, ato që dikur nënçmoheshin dhe konsideroheshin si sllave e që fatkeqësisht në disa vende ndodhë edhe tani, janë nënat tona ato që duruan të qarën tonë në mes të natës, ato që shpeshherë pos që janë nëna janë edhe baballarë, ato kaluan netë pagjumë për ne, duruan dhimbjet gjatë lindjes dhe prap nënçmoheshin nga gjinia e kunderët, kjo ngase ata kurrë nuk do të perjetojnë dicka të tillë, kurrë nuk do të kenë përgjëgjësit e një femre prandaj nuk hezitojnë që të sillen në mënyrë arrogante.

Për fat të mirë gradualisht brezat e ri filluan të kuptojnë rëndësin dhe vlerën e femrës dhe tani janë më të kujdesshëm ndaj sjelljeve me gjinin hyjnore por nuk mjafton me kaq.

Shumica prej nesh kemi lexuar romanin ” Sikur të isha djalë ”, ku autori trajton një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë, mënyrën se si një femër lufton për të drejtat e saj të cilat mohoheshin vazhdimisht . Jo më kotë thonë :

                 ” Po edukove një mashkull, ke edukuar një individ,

                    Po edukove një femër, ke edukuar një shoqëri. ” 

Mundi I femrës, gruase e vajzës nuk mund të dal kurrë haku, prandaj kujdes si sillemi me to, janë ato që na rrisin, na edukojnë dhe na bëjnë të devotshëm për shoqërinë dhe kur të arrijmë në emancipimin e femrës, atëhërë kemi arritur objektivin kryesor të një kombi.