Emblema e prostitucionit nuk është emblema e Istogut dhe e qytetarëve të tij

04.12.2017 12:25:10

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë homazheve te varri i presidentit Rugova, Ramush Haradinaj kishte pranë vetes Gani Dreshajn, biznesmenin e prostitucionit, e që u dëshmua se qëndron mbrapa prostituimit të vullnetit të qytetarëve të Istogut me keqpërdorimin e të gjallëve dhe të vdekurve.

Portali fokusi.org ka publikuar shumë deklarata të qytetarëve istogas që përgënjeshtronin pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, që përgënjeshtronin adresat fiktive që u ishin mveshur për llogari të Gani Dreshajt!

Pranimi i të tillave dhe si të tilla nga Gjykata supreme, ishte edhe rezultat i trysnisë qytetare të istogasve që patën kurajo dhe qytetarinë që të deninconin keqpërdorimet e tilla, dhe të rikthente çështjen ne duart e tyre, pra të istogasve.

Dhe istogasit nuk mund të kenë pasur fyerje më të madhe sesa kur kanë parë Gani Dreshajn, te varri i presidentit Rugova, me çka Ramushi ka fyer edhe vetë presidentin Rugova.

Po çka ka lidhje presidenti Rugova me prostitucionin dhe me format perverse të biznesit? Po a nuk mund ta kursente Ramushi presidentin Rugova nga një fyerje e tillë e rëndë?

Tashmë kur e ka marr vesh gjithë bota se biznesmeni i prostitucionit, Gani Dreshaj qëndron mbrapa skandalit dhe masakrës zgjedhore në Istog, Ramush Haradinaj do të duhej të kërkonte ndjesë për fyerjet që u janë bërë të gjallëve dhe të vdekurve, e të mos thellonte fyerjet duke ndotur edhe homazhet te varri i presidentit Rugova!

Me këtë veprim, Ramush Haradinaj vetëm sa ka konfirmuar se përcaktimi për Gani Dreshajn nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm dhe i paramenduar mirë.

Në këtë mënyrë, Ramushi ka bërë emblemë identifikuese për të dhe AAK-në pikërisht prostitucionin, duke e fyer kështu edhe anëtarësinë dhe votuesit e ndershëm të partisë së tij që e shohin AAK-në alternativë politike, e jo parti prostitucioni.

Pas identitetit si parti e haraçit, identifikimi i AAK-së si parti e prostitucionit, është një thellim i degradimit të kësaj në gjithçka tjetër, por jo nē parti politike e qytetarëve të një komune, të një vendi.

Dhe të shkosh te varri i presidentit Rugova me emblemën e prostitucionit, dhe ta përdorësh varrin e presidentit Rugova për të afirmuar biznesmenin e prostitucionit, për qëllime elektorale, do të thotë të bësh gjithçka që emblemën e prostitucionit ta bësh emblemë të një komune dhe të banorëve të saj.