Emergjenca po kërkon helikopter për ambulancë (Video)

31.07.2016 20:57:41

Qendra Klinike Emergjente e Kosovës, tash e gjashtë vite po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që në bashkëpunim me institucionet tjera relevante t’ua sigurojnë një autoambulancë ajrore, por një gjë e tillë nuk po iu mundësohet.

Kësaj kërkese të drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, për gjashtë vite asnjëherë nuk i kthyen përgjigje.

Që të realizohet një kërkesë e tillë, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se për një autoambulancë ajrore duhet një buxhet më i madh të cilin nuk e ka kjo ministri.