Emërime interesante te fqinji verior i Kosovës!

15.09.2018 22:03:15
Hipoteza se serbët me origjinë shqiptare, i urrejnë shqiptarët më shumë se serbët me origjinë sllave, mbetet në diskutim. Por, një emërim i fundit është mjaftë interesant, lidhet me Kosovën.

Fjala është për gjeneralin 51 vjeçar, Milan Mojsiloviq, i lindur në Mitrovicë, gjeneral kolonel që do të zëvendësoj Lubisha Dikoviqin, komandantin e ushtrisë serbe që ka kryer krime në Drenicë.

Pas dy personaliteteve të fuqishme politike në Serbi, me origjinë shqiptare, Rasim Lajiq ministër dhe Bratislav Gashiq, shef i Shërbimit sekret, dje Komandant i ushtrisë u emërua edhe një personalitet me lidhje në Kosovë, vendlindjen e tij, Mitrovicën.

Milan Mojsiloviq

Vuçiq dhe Gashiq (djathtas)

Rasim Lajiq nga Novi Pazari