Emërohen anëtarët e rinj në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

07.02.2018 12:56:17

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, të emëruar me vendim të Ministrit janë: Ardiana Bunjaku, Drita Shoshi, Laura Kryeziu, Fadil Osmani.

“Vendimi i ministrit Bytyqi është në përputhje me dispozitat e cekura më lartë, dhe është marrë me qëllim të funksionalizimit të Këshillit Drejtues të UP ‘Hasan Prishtina’, në Prishtinë. Me këtë vendim, MAShT ka dashur të rrisë 50% të kuotës gjinore, që na obligon Ligji për barazi gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të kemi rreth 70% femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP ‘Hasan Prishtina’, që emërohen me vendim të ministrit”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Arsimit.