Emertohet juria vlerësuese për konkursin e vitit 2017

Emertohet juria vlerësuese për konkursin e vitit 2017

25.04.2017 18:04:45

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar për mbështetje financiare në konkursin e këtij viti.

Juria e cila do t’i vlerësoj filmat e metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: regjisori i njohur kosovar i cili pati suksese të shumta me filmin ‘Tri Dritare dhe një Varje’ – Isa Qosja, kritiku i filmit si dhe drejtori i Festivalit të Cottbus – Bernd Buder, producentja e filmit ‘Once upon a time in Anatolia’ – Zeynep Atakan si dhe shkrimtari Ramadan Musliu, producenti Dritan Huqi, drejtor fotografie Sevdije Kastrati dhe regjisori Artur Tahiraj.

Kurse juria e cila do t’i vlerësojnë projektet e filmit të metrazhit të shkurtër – artistik, filmit të gjatë dhe të shkurtër dokumentar, filmit të shkurtër të animuar, si dhe zhvillim skenari përbëhet nga: drejtori artistik i festivalit DokuFest – Veton Nurkollari, aktorja Rebeka Qena, regjisori Florent Mehmeti, aktori Eshref Durmishi, shkrimtari Adil Olluri, dramaturgu Jahi Jahiu si dhe regjisori Ilir Kabashi, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Janë rreth 50 projekte filmike të cilat do të vlerësohen nga juria këtë vit.