Emigrantët, Rama: Dikur ishim ne eritreasit! Italia u la e vetme nga BE

28.08.2018 11:19:27

“Kemi qenë ne eritreasit dikur. Italia ishte toka jonë e premtuar dhe italianët nuk na lanë asnjëherë në mes të detit”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka shpjeguar motivet për të cilat Shqipëria ka pritur 20 refugjatë të anijes “Dicioti”.

I pyetur nga televizioni “Telenord” në Gjenova, Rama ka shpjeguar: “Italia ka qenë vendi më mikpritës në Europë në 30 vitet e fundit, por është lënë e vetme dhe tensioni është i kuptueshëm. Ne kemi ndërhyrë, duke shpresuar që Europa të bëjë diçka konkrete për të zgjidhur problemin. Një vend i vetëm nuk mund t’ia dalë. Është zhgënjyese të shohësh si bëhen mbledhjet dhe forumet, por në fund për Italinë dhe Greqinë, ekziston gjithnjë e më pak respekt”, – u shpreh kryeministri shqiptar.

Rama ka folur edhe për tragjedinë e ndodhur në orën “Morandi”, ku humbën jetën edhe dy të rinj shqiptar: “Ishin dy djem që jetonin dhe punonin në Gjenovë. Për fat të keq nuk mundën të shpëtojnë. Në këto rrethana pastaj ka shumë diskutime mbi fajtorët, ndërsa në fund bëhet fjalë për probleme që duhej të ishin zgjidhur. Nuk mendojmë asnjëherë se këto gjëra mund të ndodhin, por pastaj përballemi me realitetin”, – tha Rama.