Emigranti nga Gjermania i shkruan Ramës: Harrove që ishe azilant në Francë?

21.01.2017 13:44:38

Një shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, i ka bërë një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke preferuar të qëndrojë anonim.

Në letër shqiptari tregon se këto tre vitet e fundit po ndikojnë tek ai, duke qenë se punon si përkthyes në një zyrë në Gjermani, ku të shumtë janë shqiptarët e tjerë me të cilët haset për problemet e tyre të shumta e kryesisht për çështjen e azilit.

Duke i kujtuar Ramës se ka qenë vetë dikur azilant në Francë, shqiptari i letrës e pyet Kryeministrin se çfarë është duke bërë me popullin e tij, i cili është edhe më i dëshpëruar se populli sirian.

Duke kujtuar momente e persona të shumtë me të cilët është hasur, shqiptari që jeton në Gjermani ka shkruar letrën e më poshtme, në të cilën shprehet dëshpërimi dhe shpresa e vrarë.

“Pershendetje JOQ .Kam rene ne kontakt me faqen tuaj nepermjet nje mikes sime e mendova qe eshte e rendesishme qe kete leter ta shperndani sa me shume te mundeni. Kam ik nga Shqiperia 5 vjece e sot punoj Dolmetscher (perkthyese zyrtarizim ) ne nje nga komunat me te medha ne zonen Nordrhein Westfalen Gjermani.

Kam vite qe punoj ne kete pozicion e kam pas te bej me shume shqiptare te Shqiperise e Kosoves. Nje dicka qe me ka bere shume pershtypje eshte ajo cka po perjetoj keto 3 vitet e fundit me keta azilante. Familje te tera qe po terhiqen zvarre neper komuna per lejeqendrime, te rinj qe stermundohen per te qendruar e per te marre nje Ausëeis me te drejte pune, kryefamiljare qe luten me lot nder sy per ti leju qofte edhe per ndonje muaj me teper.

Nuk flas per prototipat se ka pas e ka per te pase gjithmone se nga cdo kombesi tjeter. Po flas per vajzen 18 vjecare qe ne 2 vjet flet nje Deutsch perfekt te pamundur me e besu qe nuk ka jetu me vite, flas per zoterine 45 vjecar qe ka kontraten gati per te punu e kjo ndoshta eshte hera e pare ne jeten e tij qe punon me letra.

Flas pet 2 femijet qe vetem ketu kane mbush barkun me buke e kane fjet ngrohte. Nuk e hartoj kurre fjalet e vajzes per te cilen u ngrit e gjithe shkolla per ti pengu debimin – Shqiperia vret cdo shprese per te ardhmen ndersa ketu kane gati kontraten 3 vjecare te shkolles me pagese mujore 900 euro e me kontrate pune te sigurte. Me trembi deshperimi ne dyte e saj e lotet qe nuk i pushonin kur qante pa ze, e prinderit qe luteshin e luteshin pa pushim.

Keto jane vetem disa copeza se nuk po di ku ti shkruj te gjitha. Bejani kete leter te ditur kryeministrit tuaj se kam degju qe ka qene edhe vete azilant ne France. Ke nje popull ne deshperim te plote. Pyeteni ju lutem cfare ka bere tashme me ata qe jane kthyer. Ku jane? Cfare bejne? Kane nje pune a nje mundesi? E mbi te gjitha cka nenkupton ai me shtet te sigurte se nga sa kam degju, nje person (grua) eshte vrare sapo eshte kthyer.

Pyeteni se a ka kryeminister ne bote qe refuzon thirrjet per ndihme te njerezve te vet pervec atij Sirian? Azilantet shqiptare jane me te deshperuar se sirianet. Me besoni qe as nuk kam ndermend te ndikoj tek bashkeatdhetaret e mi, por thjeshte tu percjell ate deshperim qe po shoh”.