Emoji i të rinjëve dhe pesha që kanë fjalët e më të vjetërve!

30.05.2020 10:15:44
Nga Ahmet Asani
Më kujtohet një kohë, kur nuk kishte internet e as facebook dhe bisedat bëheshin nëpër oda, një kohë kur vetem një njeri ne odë fliste, e pakë kush nga të pranishnit merrte vesh se çfar po thoshte! Me kujtohet koha kur më te vjetrit na jepnin këshilla për politikën, për njerëzit, për mënyrën e dallimit të mikut nga armiku, të besëtarit nga tradhëtari, të besimtarit të ditur nga fanatiku i paditur!
Me kujtohet kur ne që kishim kryer gjimnaze e po studjonim, ne që kishim lexuar libra e romane të kohës, qeshnim me pleqt’ e kohës, por jo sikur sot që po qeshin më të rinjtë me fjalet e më të vjetërve, me keshillat dhe komentet e tyre, duke u derguar online nje emoji në facebook 😆!
• At’botë ne ose ulnim pakë kokën ose e këthenim si anësh, ose beheshim sikur kemi ndonje pune dhe dilnim jasht, per t’mos na vërejtur se po na kopte barku nga te qeshurit! Ah sikur ta këtheja ate kohë e mos t’kisha qeshur me fjalet e keshillat e babait tim i cili nuk kishte lexuar asnjë libër, por ne fund doli se fjalet e tij kishin qenë te verteta, në fund doli se fjalet e plakut Mon pa shkollë qe mi thoshte ne burgun e Kumanoves, kishin qenë të verteta!
• Ne fund doli se të verteten e kishin folur ballistet e jo partizanët! Ne fund doli se me te mire pask’shin qenë Revizionistet se sa Stalinistet, ne fund doli se drejtesia, barazia dhe mireqenja me perpara jane te realizueshme ne sistemet kapitaliste, se sa nga sistemet e frymat komuniste! Krass a?
• Sot kur ne qe kemi mesuar nga fjalet e pervojat e baballareve tanê dhe nga më të vjeterit, kur ne qe kemi studjuar dhe lexuar shumê libra nga më te ndryshmet, kur ne qe kemi bere pervoje mbi 40 vjecare ne veprimtari ilegale e legale, ju japim nje keshillë me te rinjeve, të ndodh qe edhe t’na shajnë e fyejne dhe ato sharje e fyerje ti sheh e gjithë bota!
• Sot neper debate televizive ndodh qe te gjktjê te flasin dhe te gjithe ta kuptojme njeri tjetrin se asnjeni asgje nuk ka thene! Sot ndodh shpesh që nga disa të rinjê qe mendojnë se dinë me shumê se ne më të vjetrit, nga disa te rinjë qe pa i analizuar ne thellësi fjalet tona, te marrim edhe t’pemërqeshme online me kete emoji 😆! Falemnderit!
Mire është me qesh, te qeshurit është i shëndetshem, por më së miri është kur dëgjohet fjala e më te vjetrit, aq me teper nese me i vjetri ka pervoje dhe kurre nuk ka qenë pjese e asnjë pushteti!