Emrat e tetë kandidatëve për kryetar të Drenasit

11.11.2016 13:49:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ka përfunduar

Sipas njoftimit, deri në përfundimin e ditës së enjte (10 nëntor) në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar pesë parti politike dhe 3 kandidatë të pavarur.

Express sjell emrat e kandidatëve: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajli (Nisma),Vehbi Berisha (Partia Fjala), Elmi Thaçi (AKR).

Tre kandidatët e pavarur: Xhavit Drenori, Rrahim Elshani dhe Naim Bazaj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) do të mbahen më 04 dhjetor 2016.