EMRI/ Horrori në lokalin në Kavajë, arrestohet autori që goditi me thikë 60-vjeçarin dhe nipin e tij

21.09.2020 23:24:47

Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar për plagosjen e 60-vjeçarit Besnik Çelmeta dhe nipit të tij në Kavajë.

Autori është Rizan Aliu, ndërsa ngjarja u regjistrua katër ditë më parë

Aliu është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 21:00.

Ngjarja ndodhi më 17 në një lokal në Kavajë, ku 60 vjeçari Besnik Çelmeta dhe nipi i tij u dhunuan në mënyrë barbare.

Aliu godet fillimisht me grushte dhe shqelma dhe më pas nxjerr një thikë me të cilën e qëllon disa herë 60 vjeçari Besnik Çelmeta.

Për të ndaluar autorin ndërhyn edhe nipi i Çelmetes, por Rizan Aliu e qëllon edhe atë me thikë. U desh ndërhyrja e një tjetër personi që e bindi autorin të largohet.