Endriti sot mbush 18 vjet, Thaçi ka një urim për të dhe të gjithë moshatarët e tij (Foto)

13.04.2017 19:39:05

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të uruar djalin e tij Endritin, me rastin e 18 vjetorit të lindjes së tij.

Përveç djalit të tij, Thaçi këtë urim ua dedikon edhe të gjithë moshatarëve të Endritit.

“Endriti sot mbushi 18 vjet. Atij dhe moshatarëve të tij, ju uroj që t’i takojnë gjeneratës së fundit ndonjëherë që kanë lindur në luftë. Urime ditëlindjen!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/