ENGJËLLI I URTËSISË/Vargje nga Ramë ORACA

06.03.2021 02:22:15
ENGJËLLI I URTËSISË
(Ibrahim Rugovës)
Herët po me duket të shkruaj poezi për ty
druaj të më godasin rrufetë e Bjeshkëve të Nemuna
të ta thurë një këngë për Çetën e Profetëve
mund t`i këpus telat e shpirtit e tingëllon shurdhët
gjithherë të solla kurorë lulesh me aromë Rugove
edhe ato po vyshken shpejt nga stina e mërzisë
po fjalët e urta që i le peng për themele të Dardanisë
që mos të valëvitej flamuri Arbëror në shtizë të huaj
kushedi sa breznitë ia arnuan plagët atdheut të gjakosur
me këngë kushtrimi ia mësynin fushëbetejave
me fjalëpakë na i afrove pritjet e largësive që na tretën
përtej dashurisë që e brenin minjtë e çarkut tonë
ti me kambanë legjendash nise bajrakun e krushqve të lirisë
që me gurë drite ia thyenin grilat netëve ballkanike
përtej mureve të shpresës ti na dëftoje rrugën e vetvetes
me urtësi balade ia zgjidhe nyejt fatit që na rrinte pezull
tani i gurëzuar me shall shekujsh në sheshin e kryengritjes
urtësisht iu buzëqesh të pazotëve që kalërojnë kryevendi
gjuha mu bëftë copë-copë në i dhënça lak këtyre fjalëve
ndodh që zoti ta bëri me gisht që të bekosh ditën e madhe
ti nuk je Ibra i Ukë Rugovës që kthehesh në bronz
je engjëll urtësie mes shtrëngatash që dritë i bënë atdheut.