Enrique: Mungon Messi? Ky është plani im

23.09.2016 18:15:41
Luis Enrique nuk e ka problem mungesën e Lionel Messit në ndeshjen e fundjavës ndaj Sporting Gijonit.
Argjentinasi pritet të mungojë deri në tre javë si pasojë e një lëndimi që pësoi në barazimin ndaj Atletico Madridit.

Enrique, edhe pse e pranon se mungesa e Messit është e madhe, deklaron se ka një plan edhe për atë.

“Për të fituar tituj nevojitet kontributi i gjithë ekipit. Messi mungojë shumë edicionin e kaluar po ekipi u përgjigj duke fituar ligën”, deklaroi Enrique, përcjell Lajmi.net.

“Andaj, plani im është që në mungesë të Messit t’u jap mundësinë lojtarëve të tjerë që kemi në dispozicion”.