Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale po ndërron rrolet se kush është viktimë e kush agresor

25.07.2020 19:47:10

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale po ndërron rrolet se kush është viktima e kush agresori.

Deputet i Partisë Demookratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale, dhe njoftimet e fundit të lëshuar nga ky institucon.

“Shqetësimi im kryesor është se Gjykata Speciale në bazë të deklaratës, në bazë të komunikatës si e nxorri, e krijon njëfar përshtypje se ne si qytetarë të Kosovës, dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës, e ka sulmu Beogradin apo Nishin krijon përmbysje të realitetit. Është një lloj ndërrimi i rroleve. Është një lloj zhvendosje se kush ka qenë viktimë e kush ka qenë agresori”, ka thënë Hoxhaj në Codex.

Hoxhaj tha kështu duke diskutuar për gjenocidin në Kosovë, përmes librit “Goverments, Citizens, and Genocide” të Alex Alvarez, në emisionin Codex.

Ai ka shtuar se duhet parë rastet e gjenocideve nëpër botë, si në Ruandë dhe Bosnje, për ta vendosur rastin e Kosovës në një kontekst të gjerë ndërkombëtar.